Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
VIDEO/ Lapaj: Kandidatja jonë u kër*ënua me armë nga anëtarë të krimit, është edhe shtetase amerikane
👁5080
Adriatik Lapaj, thotë se një kandidate e ”Shqipëria Bëhet” në qarkun e Durrësit është kërcënuar këtë pasdite me armë. Sipas tij, anëtarë të krimit të organizuar i kanë prerë rrugën kandidates Valbona Myhedin dhe aktivistëve që e shoqëronin e i kanë treguar armën në brez për ta intimiduar. Kandidatja ka qenë duke zhvilluar takime me qytetarët në lagjen nr. 8, në shkollën Eftali Koçi ku po ndante programin elektoral. Ndër të tjera Lapaj thotë se për ngjarjen do të njoftojë edhe ambasadën amerikane, pasi Myhedini është shtetase amerikane, ndërsa bën thirrjen për hetimin e rastit dhe vënien para përgjegjësisë së...