Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Video-lajm/ Momenti kur Spiropali i ndërpret fjalën Berishës: Koha juaj ka perënduar
👁8355
Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën në seancën plenare, e para që u mbajt pas zgjedhjeve të 11 majit. Por teksa Berisha po theksonte pretendimet dhe akuzat e tij të këtyre ditëve për vjedhje dhe manipulim zgjedhjesh, kryetarja e Kuvendit e ndërpreu duke i thënë se koha e tij mbaroi. Por teksa Berisha ia kthen ‘cila kohë’, Spiropali i përgjigjet me ironi: ‘Koha juaj ka perënduar’. Pjesë nga diskutimi: Spiropali: Koha mbaroi. Berisha: Cila kohë? Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar!