VIDEO/ Kukës, përfshihet nga flakët kurora e pishave pranë gjimnazit të qytetit

VIDEO/ Kukës, përfshihet nga flakët kurora e pishave pranë gjimnazit të qytetit

Një pjesë e kurorës me pisha pranë gjimnazit “Havzi Nela” u përfshi nga flakët të cikat nisën të përhapeshin nga era drejt bizneseve dhe banesave në afërsi të gjimnazit. Në vendngjarje mbërritën dy automjete te shërbimit zjarrfikës bashkë me punonjësit e policisë. Paraprakisht mësohet se vatra e zjarrit nisi brenda murit rrethues te gjimnazit e cila u përhap me shpejtësi në masivin me pisha. Paralelisht po punohet për shkaqet se si u shkaktua kjo vatër zjarri.