Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Katër makina bëhen ‘përshesh’ në Fier, dy persona dërgohen me urgjencë në spital!
👁4900
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në qytetin e Fierit. Siç shihet edhe nga pamjet katër automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë dy persona janë lënduar. Ata janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të shumëfishtë.