Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, qytetari futet mes çiklistëve për të penguar garën
👁7894
Giro D’ Italia po vijon me etapat e saj në Itali, por vëmendja së fundmi është zhvendosur në Napoli, aty ku një burrë 67-vjeçar me precedent penal nga policia kaloi rrugën dhe u përpoq të përplaste çiklistët. Vetëm disa kilometra nga vija e finishit, ai kaloi gardhin e vendosur nga policia dhe u fut në mes të sportistëve, ndërsa tundte një flamur të bardhë. Pas identifikimit, në mediat italiane u raportua se 67-vjeçari ishte një protestues pro-palestinez që u përpoq të bllokonte garën, pikërisht kur po kalonte ekipi izraelit.