VIDEO/ Isufi: Vuçiç po përdor grupet kriminale serbe, Radoiçiç u shfaq pranë djalit të ish-presidentit serb

VIDEO/ Isufi: Vuçiç po përdor grupet kriminale serbe, Radoiçiç u shfaq pranë djalit të ish-presidentit serb

Gazetari nga Kosova, Venhar Isufi, i ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në SYRI TV, me moderator Edvin Parruca, deklaroi se ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po përdor mjete të ndryshme politike dhe grupe kriminale për të ruajtur ndikimin e tij, duke përmendur edhe Milan Radoiçiçin. Isufi u ndal te shfaqja e Radoiçiçit në rrugët e Kragujevacit, pranë Danilo Vuçiçit, djalit të Vuçiçit. Sipas gazetarit kosovar, këto pamje tregojnë lidhjet mes personave të afërt me Vuçiçin dhe grupeve që, sipas tij, kanë rol në strategjinë e Serbisë ndaj Kosovës. Gazetari përmendi gjithashtu Zvonko Veselinoviçin, të cilin e cilësoi si person të afërt me Radoiçiçin, duke pretenduar se ai ka përfituar projekte të mëdha nga qeveria serbe. ‘Tashmë është duke u konfirmuar edhe ajo, , që...