VIDEO – Infrastruktura sportive në fokusin e Bashkisë Shkodër, investime për disa sporte kuqeblu…
Bashkia Shkodër, përmes Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Objekteve Publike, ka intensifikuar punën për përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytet. Gjatë ditëve të fundit, vëmendja është përqendruar në disa prej impianteve kryesore sportive, ku po realizohen ndërhyrje që synojnë krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe tifozët. Një prej investimeve të fundit është ai në stadiumin “Loro Boriçi”, ku po punohet për rinovimin e ulëseve të tribunave. Kjo ndërhyrje synon përmirësimin e kushteve dhe të pamjes së stadiumit, duke ofruar një ambient më të përshtatshëm për tifozët që ndjekin ndeshjet e Vllaznisë dhe aktivitetet e tjera sportive.Paralelisht, drejt përfundimit po shkojnë edhe punimet në palestrën e atletikës, ku investimi i Bashkisë Shkodër përfshin krijimin e sallës së forcës dhe dhomave të zhveshjes, një kërkesë...
Burimi:
sarandanews.com