Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ I pagabueshëm nga penalltia! Dy herë gola nga 11-metrat, Myrto Uzuni nxjerr shqiponjën dhe Austin në gjysmëfinale
Myrto Uzuni ka buzëqeshur në mbrëmjen e djeshme në MLS! Futbollisti shqiptar nuk po kalonte një kohë të mirë në shënimin e golave që pas largimit nga Granada dhe kalimit te Austin. Dje është luajtur cerekfinalja e Kupës mes San Jose Earthquakes dhe Austin, e mbyllur në kohën e rregullt 1-1. Në kohën shtesë vendasit kaluan në avantazh, ndërsa në të 115, Uzuni shënoi nga penalltia, duke festuar menjëherë me shqiponjë. Pas këtij goli, takimi dhe fati i tij u vendos nga ruleta ruse. Atje Austin nuk gaboi në asnjë moment, ndryshe nga kundërshtari, ku Uzuni gjeti golin e dytë...