Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Goditet grupi kriminal në Greqi, importonin kokainë nga Amerika Latine përmes lëkurës së kafshëve! Në pranga dhe shqiptarë
Policia greke ka zhvilluar një operacion antidrogë në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ka goditur një grup kriminal të akuzuar për trafik droge. Në pranga kanë rënë 11 persona, mes tyre 3 shqiptarë. Sipas mediave greke, grupi importonte drogë përmes lëkurëve të kafshëve nga Amerika Latine në Greqi. Më pas, lëkurët përpunoheshin në një “fabrikë” e cila ndodhej brenda një shtëpie në periferi të Pikermi. Nga hetimet fillestare rezulton se lëkurët e kafshëve mbërrinin me kontejnerë nga Amerika Latine në Greqi. Më pas anëtarët e grupit kriminal i përpunonin lëkurët për të nxjerrë kokainën. Lënda narkotike më...