VIDEO/ Gjysmëroveshatë në minutën e 94-t, Bolonja mund Interin dhe i hap telashe në garën për titull

VIDEO/ Gjysmëroveshatë në minutën e 94-t, Bolonja mund Interin dhe i hap telashe në garën për titull

Interin e pret një fund i vështirë i sezonit. Gara për titull është ndezur edhe më shumë pas përballjes së sotme kundër Bolonjës. Këta të fundit ia kanë dalë të marrin 3 pikët përballë kampionëve në fuqi të Serisë A. Orsolini tronditi zikaltrit në minutën e 94-t. Gjysmëroveshata e lojtarit italian solli golin e fitores për Bolonjës, që përkohësisht është ngjitur në zonën Champions në kampionatin italian. Ndërkohë Interi mbetet ende në kuotën e 71 pikëve, po aq sa Napoli i Antonio Kontes./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com