Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Gjysma e stadiumit ishte bosh, Arsenali mund Milanin në Singaporë me golin që solli protesta
Arsenali luajti sot kundër Milanit në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Singapor, në turin e Azisë. Topcinjtë fituan në shifrat minimale 1-0, teksa pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Saka do të shënonte golin e fitores. Një gol që solli protesta të mëdha te Milani, pasi italianët pretendonin një pozicion jashtë loje të Saka. Në fakt nuk ishte kështu dhe ky gol mjaftoi për t’i dhënë fitoren Arsenalit. Një dështim për pjesëmarrjen e tifozëve pasi në një stadium prej 55.000 vëndesh ishin vetëm 22.000 të pranishëm. Megjithatë kjo i adresohet më shumë Arsenalit pasi në ndeshjen e...