Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash
Fluminense po fiton 0-1 ndaj Interit, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin e Klubeve. Brazilianët e nisën ndeshjen “zjarr” dhe ndëshkuan zikaltërit që në minutën e 3-të, me anë të Canos. Ekipi i Chivu-s provoi të reagonte dhe u hodh në sulm, teksa Dimarco “flirtoi” me golin, por vetëm kaq. Fluminense shënoi të dytin me Ignacion, me fat italianët, pasi goli u anulua për offside.