Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
VIDEO/ Ezani i ndërpret fjalimin në Berat, Rama: Ta respektojmë
👁8747
Aktualitet E Mërkurë, 23 Prill 2025 20:08 Një moment interesant nga fjalimi i Ramës në Berat ishte çasti kur nga xhamia aty pranë sheshit nisi të këndohej ezani i mbrëmjes. Ndërsa ishte duke folur pikërisht për anëtarësimin në BE dhe faktin se Shqipëria ndodhej vetëm pak metra larg finishit dhe derës së Europës, u këndua edhe ezani i besimtarëve myslimanë. ”Ta respektojmë”, tha kryesocialisti dhe ndërpreu fjalën e tij, duke pritur deri në mbarimin e ritit fetar.