Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Ernest Muçi hyn nga stoli dhe jep asist, e bën golin të duket një lojë fëmijësh për Rafa Silvën
👁11238
Beshiktashi është larguar me një barazim 1-1 nga transferta kundër Alaniasporit. Vendasit kaluan të parët në epërsi, ndërsa bardhezinjtë barazuan në minutën e 72-të. Një meritë kryesore në golin e barazimit e mban Ernest Muçi. Sulmuesi shqiptar hyri në fushë në minutën e 49 dhe ia doli të ishte protagonist për Beshiktashin. Muçi dha një pasim të përsosur në zonë për Rafa Silvën, duke e bërë golin të dukej një lojë fëmijësh për portugezin./Sport Ekspres/