VIDEO E PLOTË – Çfarë parashikon paketa ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, prezantuar nga Rama

VIDEO E PLOTË – Çfarë parashikon paketa ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, prezantuar nga Rama

Të dashur bashkëqytetarë,Uroj një të diel të qetë, pas një tjetër vale dhune mbrëmë në qendër të Tiranës, ku Partia Demokratike doli nga prapavija, mu në ballë të ushtrimit të dhunës urbane dhe godina e saj u kthye në strehim politik e në pikë furnizimi me lëndë plasëse të dhunuesve të mbledhur mbrëmë nga të katër anët dhe të gjitha burimet e kësaj flame antidemokratike.Jini të sigurt, se edhe këtë flamë fatkeqësie jonatyrore, do ta shuajmë me patjetër.Nga një anë, me durim e vendosmëri përballë dhunuesve, të cilët nuk kanë asnjë shans t’i diktojnë Shqipërisë sallatën e prishur të një matufi që e ka katandisur PD-në në një maskë dhune, të ekstremistëve të Antifas që glorifikojnë dhunën kudo në Europë dhe të duarve të huaja...