VIDEO/ Dhuna dhe plaçkitjet në protestë, Kryeministria ndan pamjet e momentit kur të rinjtë thyejnë hyrjen e biznesit dhe grabisin gjithçka
Kryeministria ka publikuar një video ku shfaqen pamjet e kamerave të sigurisë nga momenti kur një grup personash hyjnë në një biznes parfumerie gjatë protestës në Tiranë dhe marrin produkte nga ambientet e tij. Në pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga institucionet, shihen persona që futen në ambientet e biznesit pasi thyhet hyrja dhe më pas marrin produkte nga dyqani. Pamjet tregojnë dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme, ndërsa veprimet e personave të përfshirë janë regjistruar nga kamerat e sigurisë. Në pjesën përmbyllëse të videos shfaqet kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në biznesin e dëmtuar.
Burimi:
javanews.al