Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses
Chelsea është kualifikuar për në finalen e Kupës së Botës për Klube, teksa triumfoi 0-2 ndaj Fluminenses. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me skuadrat që u vendosën në kërkim të golit. Takimi u zhbllokua në minutën e 18-të, me anë të një goli të bukur të Joao Pedros. Brazilianët provuan të reagonin por e patën mjaft të vështirë. Pjesa e dytë ishte interesante, ku nuk munguan rastet. Joao Pedro dyfishoi shifrat në të 56-tën, duke i dhuruar biletën për në finalen e madhe Bluve të Londrës.