Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
VIDEO/ Berisha flet për tavanin e taksave, tregtari shikon tavanin e biznesit: Ça tavani?
👁7166
Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot takim me tregtarët në Tregun Artizanal në Krujë, të cilëve u prezantoi dhe programin e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Në takimin me një tregtar, teksa Berisha po i shpjegonte programin ekonomik, kreu i PD-së i tha se “do ngremë tavanin e taksave për biznesin”. Kjo gjë është pritur me një reagim epik nga biznesmeni, i cili ka ngritur kokën për të parë nga tavani i biznesit të tij duke thënë: “Ça tavani?”.