VIDEO/ Balliu: Rama duhet pezulluar nga detyra, është i marrë peng nga krimi, po pengon drejtësinë
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se mbajtja e tij në detyrë lidhet me përpjekjet për të penguar drejtësinë. Balliu tha se drejtësia duhet të veprojë dhe se, sipas tij, hapi i parë për një hetim serioz lidhur me çështjen e Vlorës dhe Ergys Agasit duhet të jetë pezullimi i Edi Ramës nga detyra. ‘Mbajtja e pozicionit si kryeministër nga Edi Rama mbahet vetëm për të penguar drejtësinë’, u shpreh Balliu. Sipas deputetit demokrat, ekzekutivi po ushtron presion ndaj institucioneve të drejtësisë, ndërsa pretendoi se kërcënimet nuk janë vetëm politike apo ekzekutive. ‘Çështja është: drejtësia do të mbetet peng e kërcënimeve...
Burimi:
syri.net