VIDEO/ Aziri: Shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk u duhen shumë deputetë, por deputetë që ngrenë zërin
Politologu shqiptar Aziz Aziri, i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, ka folur për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe problematikat me të cilat përballen ata në institucionet e Serbisë. Aziri tha se për shqiptarët e Luginës nuk është e rëndësishme vetëm numri i deputetëve që mund të kenë në Kuvendin e Serbisë, por mbi të gjitha aftësia e tyre për të ngritur zërin dhe për të mbrojtur interesat e komunitetit. ‘Ne edhe me i pas 20 deputetë nuk është se mundemi me bërë gjë. Ne, i pas 6-7, mundemi me bërë një grup parlamentar’, u shpreh Aziri. Ai solli si shembull përfaqësimin e shqiptarëve në legjislaturat e mëparshme, duke theksuar se edhe me një numër...
Burimi:
syri.net