Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Asnjë shans portierit kundërshtar për të reaguar, Jasir Asani shënon gol tjetër te Gwangju
Jasir Asani po gjen rrugën e rrjetës te Gwangju! Ndeshje pas ndeshje, futbollisti shqiptar po shënon dhe po rikthehet si në kohën kur u ftua fillimisht nga Kombëtarja Shqiptare. Sot, Gwangju ka luajtur në transfertë ndaj Suëon, atje ku ka humbur në shifrat 2-1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Jasir Asani. Në minutën e 78 të takimit, Asani ka realizuar nga 11-metrat. Asnjë shans portierit kundërshtar për të reaguar, teksa topi gjeti cepin e rrjetës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/