VIDEO/ Asllani i jep fitoren Interit, zikaltrit ndjekin Napolin në garën për titullin kampion

VIDEO/ Asllani i jep fitoren Interit, zikaltrit ndjekin Napolin në garën për titullin kampion

Interi ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Zikaltrit kanë mposhtur minimalisht 1-0 Veronën, në një ndeshje që u vendos nga Kristjan Asllani. Ekipi i Inzagit fitoi të drejtën e një 11 metërshi, që u shndërrua në gol nga mesfushori shqiptar në minutën e 9 të sfidës. Goli i tij ishte i vetmi i shënuar në këtë përballje. Një lojë mjaft pozitive e Asllanit, i cili ishte ndër më të mirët në fushë për Interin. Ndërkohë zikaltrit ndjekin Napolin në garën për titullin kampion, duke ruajtur diferencën prej 3 pikësh mes tyre./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com