Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – “Aplikoni në Akademinë e Sigurisë”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë takim me maturantët në Shkodër
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe nga drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar, Shkodër, ka zhvilluar takim me një përfaqësi maturantësh nga shkollat e mesme të qytetit të Shkodrës. Qëllimi i takimit ishte sensibilizimi i të rinjve për të zgjedhur Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë, për studimet “Bachelor”. Gjatë takimit është diskutuar për kriteret e pranimit në Akademinë e Sigurisë, si dhe për mundësitë që ofron Akademia. Gjatë fjalës së tij, përballë maturantëve, ndër të tjera, Drejtor Proda tha: “Policia...