Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Ankorohet në Durrës “Andromeda”, jahti luksoz i manjatit të teknologjisë Yuri Milner
Mëngjesin e sotëm, në kalatën nr. 5 të Portit të Durrësit është ankoruar super jahti “Andromeda”, një mjet lundrues prej 107 metrash në pronësi të miliarderit ruso-izraelit Yuri Borisovich (Bentsionovich) Milner. Fillimisht i menduar të emërtohej Uliksi, jahti u konceptua si një prej mjeteve më të sofistikuara për udhëtime të gjata dhe luksoze në det të hapur. Megjithatë, pronari i tij i parë ndërtoi më pas një tjetër jaht të ngjashëm, të cilit i vendosi emrin e heroit homerik, duke ndryshuar destinacionin e emërtimit fillestar për këtë mjet në Andromeda. Jahti do të furnizohet në port me rreth 250.000 litra...