VIDEO/ Anija përfshihet nga zjarri në Portin e Shëngjinit, forca të shumta drejt vendngjarjes! Shmanget përhapja e flakëve, shkak dyshohet…

VIDEO/ Anija përfshihet nga zjarri në Portin e Shëngjinit, forca të shumta drejt vendngjarjes! Shmanget përhapja e flakëve, shkak dyshohet…

Një anije e ankoruar është përfshirë nga flakët në Portin e Shëngjinit pasditen e sotme (3 shtator). Re të dendura tymi dhe zjarri janë parë në vendngjarje. Mësohet se menjëherë janë nisur drejt portit forcat zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e portit kanë nisur përpjekjet për shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se flakët kanë nisur nga një bombul e vogël, e cila mund të ketë pasur një sasi të mbetur gazi, ndërsa shkëndijat e krijuara nga metalet gjatë procesit të punës dyshohet se kanë favorizuar përhapjen e flakëve. Situata është neutralizuar në kohë rekord falë ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave zjarrfikëse të portit, shërbimeve të sigurisë, dispeçerisë dhe punonjësve të shërbimeve portuale. Pas ndërhyrjes, zjarri është shuar plotësisht dhe nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme...