VIDEO/ Ambasadori i SHBA merr zyrtarisht detyrën, Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave pas gati 2 orësh takimi

VIDEO/ Ambasadori i SHBA merr zyrtarisht detyrën, Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave pas gati 2 orësh takimi

Kryediplomati Eric Wendt i ka dorëzuar sot (26 shtator) letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj, për të nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Wendt është pritur nga Presidenti Begaj në një takim në Pallatin e Brigadave.. Në ditët në vijim, ambasadori i ri amerikan pritet të prezantohet edhe me përfaqësues të politikës, në një ceremoni që Ambasada e SHBA-ve do të organizojë të premten, më 2 tetor. Wendt u konfirmua zyrtarisht në këtë detyrë më 8 gusht, pasi Senati amerikan miratoi emërimin e tij. Pas konfirmimit nga Senati, emërimi u formalizua përfundimisht me nënshkrimin e Presidentit Donald Trump.