Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
(VIDEO) Aksioni për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Rama: Ecim!
Aksioni për lirimin e hapësirave publike si trotuaret dhe ambientet e përbashkëta vazhdon në kryeqytet, madje edhe në qytete të tjera të vendit. Si pjesë e vizionit të qeverisë shqiptare për “Rilindjen Urbane 2.0”, kjo nismë ka si qëllim rikthimin e hapësirave publike për qytetarët dhe komunitetet. Sot kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga një prej aksioneve të ndërmarra, ku u lirua zona e zënë në mënyrë të paligjshme. “Ecim”, shkruan Rama teksa poston pamjet e heqjes së një strukture të një biznesi privat në Tiranë, e cila kishte zënë hapësirë publike. Aksioni për lirimin e hapësirave vijon prej disa javësh tashmë, ndërsa kreu i qeverisë ka vijuar apelin e tij ndaj shkelësve që të jenë bashkëpunues me autoritetet.