VIDEO / Aksident tragjik në Levan, një i vdekur dhe katër të plagosur në gjendje të rëndë

VIDEO / Aksident tragjik në Levan, një i vdekur dhe katër të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident me pasoja tragjike ndodhi sot, më 6 gusht, në Levan të Fierit. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë, humbi jetën një person ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur. Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia dhe urgjenca. Pavarësisht se mjekët i dhanë ndihmën e parë, njëri prej shoferëve, një 51-vjeçar, nuk mbijetoi dot. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Siç mund të shikohet edhe nga videot, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa makinat kanë përfunduar në kahe të kundërta jashtë rrugës. Njëra prej tyre ka rënë në një kanal. Ndërkohë shumë qytetarë kanë ofruar ndihmën e tyre ndaj të lënduarve.