VIDEO/ Aksident në Bradashesh, kamioni aksidenton të moshuarin me motor

VIDEO/ Aksident në Bradashesh, kamioni aksidenton të moshuarin me motor

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme pranë zonës së Bradasheshit. Mësohet se një kamion ka përplasur një motoçiklete. Për shkak të përplasjes është plagosur drejtuesi i motoçikletës, një i moshuar. I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit ku po merr ndihmë mjekësore. Nga pamjet nga vendi i ngjarjes shihet i moshtuari i ulur në asfalt ndërsa vihen re shenhja gjaku. Në vendngjarje ndodhet policia e cila ka nisur hetimet dhe ka vënë nën kontroll qarkullimin në zonë të mjeteve të tjera.
Burimi: Sot.com.al