Vëzhgimi me dron-Automatikë, municione dhe mbi 32 mijë euro, pranga 32-vjeçarit në Shijak
pamje nga operacioni policor SHIJAK-Arlind Isai, 32 vjeç është arrestuar në Shijak, pasi në banesën e tij u gjetën 2 armë zjarri automatike, 2 krehra me nga 10 fishekë secili, një shumë prej 32.500 eurosh. Operacioni policor i koduar 'Baza', u zhvillua në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, Shijak. Isai akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri automatike, municion luftarak dhe 32.500 euro. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas...
Burimi:
zeri.ai