Vezë e shishe uji drejt Ramës, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut! Kreu i grupit të PD: Bëjini 4 vjet

Vezë e shishe uji drejt Ramës, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut! Kreu i grupit të PD: Bëjini 4 vjet

pamjet nga incidenti ne kuvend TIRANË-Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë nga punimet e Kuvendit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetit Klevis Balliu. Sipas kërkesës së mazhorancës, ndaj dy deputetëve kërkohet masa e përjashtimit për 60 ditë nga aktivitetet e Parlamentit. Kërkesa vjen pas përplasjeve dhe debateve të zhvilluara në Kuvend gjatë seancës për miratimin e Reformës Territoriale, e cila u shoqërua me tensione mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Në momentin kur do të votohej Reforma e propozuar nga PS, dy deputetët e opozitës, kanë hedhur vezë dhe ujë ndaj kryeministrit Edi Rama.  Lidhur me kërkesën e mazhorancës, një reagim ka ardhur edhe nga vetë Bardhi, i cili ironizon jo '60 ditët por 4 vjet bëjeni'. Kreu i...