Vetoja që rrezikon integrimin e Shqipërisë/ DW: Vendet anëtare po bllokojnë gjithnjë e më shumë zgjerimin

Vetoja që rrezikon integrimin e Shqipërisë/ DW: Vendet anëtare po bllokojnë gjithnjë e më shumë zgjerimin

Zgjerimi i fundit i Bashkimit Evropianndodhi më shumë se një dekadë më parë, kur Kroacia iu bashkua BE-së në vitin 2013. Tani, kjo mund të ndryshojë sërish së shpejti: Mali i Zi, një vend i vogël në Adriatik me rreth 620 mijë banorë, mund t’i përfundojë negociatat e anëtarësimit në muajt e ardhshëm dhe të bëhet anëtar i BE-së në fillim të vitit 2028. Kjo u bë e ditur së fundmi nga Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. Megjithatë, ky optimizëm u zbeh nga njoftimi se Kroacia mund të vendosë veto ndaj anëtarësimit të Malit të Zi nëse Podgorica nuk plotëson një sërë kërkesash kroate. Ky qëndrim shkaktoi zhgënjim te politikanët e BE-së dhe deputetët e Parlamentit Evropian. Kjo nuk është aspak e pazakontë....