Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
👁2705
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Gjirokastrës, ku një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare.Sipas burimeve, i riu, me inicialet V.P., dyshohet se është vetëvarur. Rreth orës 13:30, ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës nga familjarët, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë më herët.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj tragjedie. Të afërm të familjes Peçi bëjnë me dije se i riu vuante nga probleme izolimi dhe melankolie, por nuk ishte nën ndonjë trajtim...