Vetëm tre lojtarë para tij: Karl bëhet pjesë e një grupi elitar në Champions
Goli i Karlit, që hapi ndeshjen ndaj “Rojiblancos” të martën në mbrëmje, ishte goli i tij i pestë në karrierë në Champions. Në moshën 18 vjeç e 254 ditë, Karl u bë lojtari i katërt më i ri që arrin kuotën e pesë golave në Champions League. Vetëm Lamine Yamal i Barcelonës (17 vjeç, 291 ditë), Kylian Mbappe i Real Madridit (18 vjeç, 120 ditë) dhe legjenda e “Los Blancos”, Raul (18 vjeç, 162 ditë), ishin më të rinj se sulmuesi i Bayern Munichut në momentin kur shënuan golin e tyre të pestë. Ky ishte goli i parë i Karlit në këtë kompeticion për sezonin aktual. Katër golat e tjerë, përfshirë një që hyri në histori, i kishte shënuar sezonin e kaluar. Në të gjitha...
Burimi:
telesport.al