Vetëm pak orë pasi këndoi në Kukës, Jozi Marku shoqërohet në polici për dhunën ndaj Eduart Kuçit
Elton Qyno - Syri.net Vetëm pak orë pasi ka kënduar në një koncert në qytetin e Kukësit, Jozefin Marku alias "Jozi" është shoqëruar pas incidentit të dhunshëm ndaj Eduart Kuçit, pamjet e të cilit kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale. Shoqërimi i tij është bërë nga policia e Tiranës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në autostradën pranë Tiranës, ku Eduart Kuçi është ndaluar nga një grup personash dhe më pas është përfshirë në një përplasje fizike me Jozefin Markun. Në pamjet e bëra publike shihet gjithashtu një person që mban një tabelë “STOP”, që ngjan me sinjalistikën e Policisë, ndërsa disa prej personave shfaqen me maska. Rrethanat e sakta të ndalimit të Kuçit dhe përdorimi i këtyre simboleve janë pjesë e çështjeve që pritet të...
Burimi:
syri.net