Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vetëm një javë nga skadimi i afatit, 3 tentativa të mbetura/ Kuvendi i kosovës mban sot seancën e 50 për konstituim
Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot përpjekjen e 50-të për konstituimin e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, mes paralajmërimeve për një krizë të re institucionale. Me vetëm një javë të mbetur nga afati 30-ditor i caktuar nga Gjykata Kushtetuese më 26 qershor, situata në skenën politike kosovare po bëhet gjithnjë e më e tensionuar. Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, deputetët kanë në dispozicion edhe tre tentime për të arritur formimin e institucioneve të reja, por pa një plan të qartë në rast të dështimit të tyre. Juristë dhe njohës të zhvillimeve politike thonë se moskonstituimi...