Vetëm dy procedime nga SPAK për përdorim të administratës në zgjedhje

Vetëm dy procedime nga SPAK për përdorim të administratës në zgjedhje

Dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare dhe një morie të madhe akuzash dhe ankesash nga partitë opozitare, Prokuroria Speciale SPAK vijon hetimet për 39 procedime penale për krime zgjedhore, ndërsa për katër prej tyre kanë përfunduar hetimet, duke e çuar në 43 numrin total të dosjeve të hapura. SPAK tha për Faktoje se vetëm dy janë procedime për akuzën e përdorimit të funksionit publik për qëllime politike. “Një procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike) dhe një procedim është regjistruar për të dy nenet, respektivisht nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik...