Vetëdorëzohet në kufirin me Kosovën drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është vetëdorëziar rreth orës 19:30 në pikën kufitare të Vërmicës, bëjnë të ditur burimet për SYRI-n. Hyseni kishte qëndruar gjatë ditës në Kosovë dhe, gjatë kthimit në Shqipëri, është vetëdorëzuar te autoritetet në pikën kufitare të Vërmicës, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me kërkesë të SPAK, ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë 'arrest në shtëpi'. Krahas kësaj, Hyseni është pezulluar edhe nga detyra. Masa e sigurisë është caktuar në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Në kuadër të të njëjtit hetim janë zhvilluar kontrolle edhe në banesat e personave të tjerë të përfshirë në dosje, mes tyre edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Vlora Hyseni...
Burimi:
syri.net