Vështirësi në aksin rrugor Strugë – Qafë Thanë – Prrenjas, bllokohet qarkullimi për shkak të reshjeve të dëborës

Vështirësi në aksin rrugor Strugë – Qafë Thanë – Prrenjas, bllokohet qarkullimi për shkak të reshjeve të dëborës

Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Strugë–Qafë Thanë–Prrenjas. Në një video të siguruar nga syri.net, shihen makina të bllokuara në radhë, mes tyre edhe një automjet policie. Disa drejtues mjetesh kanë dalë jashtë makinave, ndërsa automjetet janë të fikura, duke dëshmuar situatën e vështirë në këtë segment. Nuk dihet ende kur do të rikthehet normaliteti në qarkullim.
Burimi: Syri.net