Verstappen thyen tabunë e fiton për herë të parë në Singapor, Leclerc e Antonelli në podium

Verstappen thyen tabunë e fiton për herë të parë në Singapor, Leclerc e Antonelli në podium

Max Verstappen me Red Bull triumfoi të dielën në garën e Cmimit të Madh të Singaporit në Formula 1, garë e zhvilluar në pistën qytetase të Marina Bay. Ky është suksesi i parë për pilotin holandez në këtë pistë, duke korrur suksesin e dytë radhazi këtë sezon pas atij në Sepang. Një fundjavë e shkëlqyer për 4 herë kampionin e botës, që një ditë më parë triumfoi edhe në garën sprint. Në vendin e dytë u rendit Ferrari i Charles Leclerc, ndërkohë që në podium u ngjit edhe kryesuesi i btotërorit, piloti italian i Mercedes, Kimi Antonelli. Ai i afrohet edhe më shumë titullit kampion për pilotë, duke u shkëputur 102 pikë ndaj rivalëve. Në vendet 4-5 u klasifikuan dy pilotët e McLaren, me Lando...