Verstappen pranon se e kishte menduar tërheqjen: Në fillim të vitit preka fundin, por e ardhmja duket pozitive
Koha fluturon dhe papritmas Max Verstappen sheh dritë në fund të një tuneli që dukej i gjatë në fillim të këtij sezoni. 4 herë kampioni i botës në Formula 1 ka pranuar se ky sezon ka marrë një kthesë tjetër në gjysmën e dytë krahasuar me dështimet e garave të para. Holandezi i Red Bull fitoi dy garat e fundit, duke treguar një ringjallje të skuadrës: “Unë gjithnjë them atë që mendoj dhe vë në dukje atë që besoj se është gabim, duke ofruar sugjerime për përmirësim. Ndonjëherë kritikohem nga njerëz të caktuar për këtë sjellje, por ndoshta sepse nuk e kuptojnë atë që dua të them”. Lidhur me këtë sezon, ai pranon se mendonte për t’u tërhequr nga garat: “Po, në fillim të këtij...
Burimi:
telesport.al