Verstappen: Nuk më intereson vendi i dytë në botërorin për pilotë, rëndësi ka përparimi i Red Bull

Verstappen: Nuk më intereson vendi i dytë në botërorin për pilotë, rëndësi ka përparimi i Red Bull

Max Verstappen ka vetëm një gjë në mendje: fitoren. Pikërisht për këtë arsye, katër herë kampioni i botës në Formula 1 vazhdon të vendosë rekorde dhe ka aftësinë ta çojë Red Bull përpara edhe në momentet e tij më të vështira, duke e ndihmuar vazhdimisht skuadrën të dalë nga krizat teknike. Edhe në këtë sezon sfidues të vitit 2026, holandezi ka siguruar tri fitore, gjë që i ka mundësuar të ngjitet në vendin e dytë në kampionatin e pilotëve, një arritje që dukej e pamundur pas tri garave të para të sezonit. Por për “Super Max”, të përfundosh i dyti do të thotë thjesht të jesh i pari mes të humburve. “Për sa më përket mua, nuk ndjej asnjë kënaqësi duke përfunduar i dyti, i...