Joshua bëhet baba për herë të dytë por s’e braktis stërvitjen: Kam një mision për të përmbushur
Boksieri britanik Anthony Joshua u bë baba për herë të dytë pas lindjes së një vajze fundjavën e kaluar. Megjithatë, për shkak të stërvitjes intensive për ndeshjen kundër Tyson Fury, ai nuk ka mundur ta takojë atë. Joshua, i cili ka edhe një djalë (JJ, të lindur në vitin 2015), ndodhet aktualisht në një kamp stërvitor në Marbella, duke u përgatitur për duelin e madh britanik kundër Fury. Kjo sfidë do të zhvillohet më 11 dhjetor në stadiumin “Principality” në Cardiff. Për këtë arsye, ai nuk mundi të ishte i pranishëm gjatë lindjes. Edhe pse ditët e fundit ka pasur mundësinë të komunikojë përmes FaceTime me nënën dhe vajzën, Joshua pranon se do të kishte dashur të ishte aty fizikisht. Por, përgatitjet për përballjen me...
Burimi:
telesport.al