Verstappen i frenon pritshmëritë në Austin: Përparim i ndjeshëm, por nuk jam i sigurt nëse mund të fitojmë aty
20 Tetor 2026 11:45 Telesport Red Bull duket se ka gjetur çelësin për të nxjerrë më të mirën nga Max Verstappen dhe katër herë kampioni i botës në Formula 1 e ka shfrytëzuar këtë mundësi. Ai ka fituar dy garat e fundit dhe ka siguruar tri “pole position”, një rezultat logjik i një ecurie të qëndrueshme në ngjitje. Holandezi është ngjitur në podium në shtatë nga tetë garat e fundit. Fitorja në Singapor shërben si dëshmi e mëtejshme e përparimit të Red Bull pas përmirësimeve të suksesshme të prezantuara javët e fundit. Megjithatë, Verstappen tregohet i kujdesshëm që të mos nxitohet tepër për garën e radhës në Austin: “Makina jonë ka hedhur një hap vërtet të rëndësishëm përpara. Në thelb, ajo është bërë më e...
Burimi:
telesport.al