Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Verstappen i dorëzuar: Nuk konkurrojmë për asnjë trofe, ndaj s’ka më rëndësi se si përfundojmë garat
“Prisja një garë të vështirë, me atë mot të keq, por kështu… Nuk ka asgjë që mund të bëjmë për këtë. Sidoqoftë, nuk po luftojmë për kampionatin, kështu që nuk ka rëndësi”, u shpreh Max Verstappen, që zhgënjeu edhe në garën e Silverstone. Ëndrra e një titulli të pestë radhazi për pilotë në Formula 1 është shumë larg, ndjesia me makinën është në nivelin më të ulët historik dhe ajo me ekipin është po aq e ulët. “Pole position” i së shtunës ishte një qetësues i padobishëm, pasi gara e së dielës ishte përfaqësimi i qartë i të gjitha vështirësive...