Vërshëllima e arbitrit çliron bardheblutë, një autogol në fund të ndeshjes mban Tiranën në “Abissnet Superiore”

Vërshëllima e arbitrit çliron bardheblutë, një autogol në fund të ndeshjes mban Tiranën në “Abissnet Superiore”

Tirana mbetet pjesë e “Abissnet Superiores”. Bardheblutë kanë mposhtur sot Pogradecin në “play out”-in e luajtur në “Elbasan Arena”. Ndeshja u vendos në minutat e fundit të saj. Ishte një autogol i Hysenllarit në minutën e 90 ai që i dha fitoren ekipit më të titulluar në futbollin shqiptar. Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit kryesor të takimit, lojtarët dhe tifozët e Tiranës kanë mundur të çlirohen tërësisht nga presioni dhe t’i gëzohen qendrimit në “Abissnet Superiore”./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com