“Verity” e Colleen Hoover rikthehet në qendër të vëmendjes, romani që po ndez debatet mes lexuesve

“Verity” e Colleen Hoover rikthehet në qendër të vëmendjes, romani që po ndez debatet mes lexuesve

Një histori e errët, sekrete që nuk duhet të zbulohen dhe një fund që i lë lexuesit me më shumë pyetje sesa përgjigje. Romani “Verity” i shkrimtares amerikane Colleen Hoover është rikthyer në vëmendjen e publikut, duke u bërë sërish një nga librat më të diskutuar në komunitetet online të lexuesve. Botuar fillimisht në vitin 2018, “Verity” shënon një kthesë nga romanet romantike me të cilat Hoover është bërë e njohur. Këtë herë, autorja sjell një thriller psikologjik, ku dashuria, manipulimi, frika dhe e vërteta ndërthuren në një histori që e mban lexuesin në tension deri në faqet e fundit. Rrëfimi ndjek Lowen Ashleigh, një shkrimtare që merr një ofertë të pazakontë: të përfundojë serinë e librave të autores së njohur Verity Crawford, e cila pas një...