Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Verdheblutë afrojnë një sulmues, Ben Shimon te Elbasani
Futbollisti izrealit Roei Ben Shimon është futbollisti më i ri i ekipit të Elbasanit. Sulmuesi 24-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Makabi Herzlya në Izrael, për të nisur aventurën e re në Abissnet Superiore në Shqipëri. Sulmuesi vjen në elitën shqiptare, pas një karrierë të kaluar të gjithën në Izrael. Futbollisti ka luajtur për ekipe si Bnei Yehuda, FC Ashdod, Kfar Saba dhe Beitar Jerusalem ndërsa ka fituar dhe një Kupë izrealite. Ai ka paturedhe një angazhim me moshat e kombëtares së vendit të tij.