Vengu mohon akuzat e Ahmetajt për trafik ar*ësh: Të pabazuara dhe të ekzagjeruara. Shteti shqiptar nuk negocion në hije

Vengu mohon akuzat e Ahmetajt për trafik ar*ësh: Të pabazuara dhe të ekzagjeruara. Shteti shqiptar nuk negocion në hije

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar ndaj akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për trafik armësh nga Ministria e Mbrojtjes. I ftuar në “Koha Jonë Debat” me Nikoll Lesin, Vengu i cilësoi akuzat si “të pabazuara dhe totalisht të ekzagjeruara”, duke theksuar se eksportet e armatimit kontrollohen nga institucione të posaçme shqiptare. “Shteti shqiptar nuk negocion në hije. Shteti shqiptar negocion përmes institucioneve që janë të pajisura me autorizime”, deklaroi Vengu. Pjesë nga debati Lesi: Zoti Vengo, ju keni qenë ish-ministër i Mbrojtjes dhe keni firmosur kontrata. Mos gabohem ka pasur një marrëveshje që u bë zhurmë e madhe në Serbi, mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, apo jo? Ju keni qenë që keni firmosur. Realisht Shqipëria, ka armë domethënë moderne që në çdo rast mund...