Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Vendoset lëndë plasëse në një biznes në Vlorë – Policia: ende të paqarta motivet
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një biznes në rrugën Transballkanike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, një sasi lënde e dyshuar plasëse është vendosur pranë dritares së një servisi për motomjete, në pronësi të shtetasit V. B., në lagjen “Bashkimi”.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00. Në momentin e shpërthimit, subjekti ka qenë i mbyllur dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar disa dëme të vogla materiale në pjesën e jashtme të godinës. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht po punon për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Deri tani, shkaqet mbeten të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit...